Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajqinovci ironizon: Në gjithë këto vite të qeverive “pro-amerikane” Kosova pati tarifë ndaj ShBA-së, qeveria “anti-amerikane” e hoqi

Bajqinovci ironizon: Në gjithë këto vite të qeverive “pro-amerikane” Kosova pati tarifë ndaj ShBA-së, qeveria “anti-amerikane” e hoqi

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka ironizuar pasi Qeveria në detyrë ka pezulluar tarifën 10 % për mallrat që vijnë nga ShBA-ja.

Ai ka ironizuar duke thënë se në gjithë këto vite të qeverive “pro-amerikane” Kosova pati tarifë ndaj ShBA-së, ndërsa qeveria “anti-amerikane” e hoqi.

“Merreni me mend, gjithë këto vite të qeverive “pro-amerikane”, Kosova ka pasur tarifë 10% për produktet e Amerikës, e u dashtë të vijë një qeveri “anti-amerikane”, për ta larguar këtë tarifë.”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.