Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bajqinovci: A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Bajqinovci: A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Deputeti i Vetëvendojses, Mefail Bajqinovci, ka shtruar pyetje ndaj PDK-së dhe LDK-së, duke ia ndërlidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ku ky i fundit shpalosi disa kërkesa për Kosovën.“A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?”, ka qenë pyetja e parë e tij, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:A ka qëndrim LDK dhe PDK për kërkesën e Vuçiqit për kthimin në gjendjen e mëparshme të veriut?

Nëse për sulmin terrorist në Banjskë, armët e kapura të terroristëve dhe gjendjen e serbëve në veri, LDK dhe PDK kanë shfaqur qëndrimet e tyre.Çfarë qëndrimi ka opozita për kthimin e veriut në gjendjen e mëparshme, që është një nga 7 pikat e Vuçiqit?
Besoj ka nevojë për transparencë në qëndrimet politike ndaj planifikimeve të Serbisë, që tentojnë t’a cënojnë sovranitetin e Kosovës.