Boksieri nga Kosova, Shpetim Bajoku e ka kaluar me sukses luftën e parë në Kampionatin Ballkanik të boksit që po mbahet në Albena të Bullgarisë.
Ai e ka mposhtur boksierin serb Semir Aliçiq, në kategorinë deri në 67 kilogramë.
Pas këtij triumfi, Bajoku është ndjerë krenar për këtë fitore, për të cilën ka thënë se nuk ishte shumë e vështirë për t’u arritur.
Ai shtoi se fakti që e ka mposhtur një boksier nga Serbia e bën shumë të lumtur dhe se fitoren ia kushton gjithë shqiptarisë, ndërsa shpalosi hapur synimin për ta sjellë në Kosovë medaljen e artë.
Ballafaqimin e radhës Shpetim Bajoku do ta bëjë të shtunën në kuadër të këtij kampionati.
/TV Arbëria