Sot, zyrtarët e degës së LDK-së në Ferizaj, bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve.
Në këtë rast, Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Z.Visar Azemi, bashkërisht me Kryetaren e Forumit të Gruas,dega Ferizaj, Znj.Bahrije Hyseni dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së, vendosën buqeta tek varrezat e Dëshmorëve duke simbolizuar se vetëm të bashkuar,të pamundurën e bëjmë të mundur!
“Dita e Flamurit është një moment i veçantë për të nderuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.
Sakrificat e tyre na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur këto vlera të shenjta dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë“, thuhet në postimin e Azemit.