“James Bondët” shqiptarë me qindra makina të blinduara

Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifikuara...

Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga Gjermania

Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Baerbock në Shkup i bëri thirrje Putinit që t’i japë fund luftës në Ukrainë

Extra AL PVC

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë menjëherë agresionin kundër Ukrainës, raporton agjencia gjermane e transmeton Meta.mk.

“Ndaloni vuajtjet e papërshkrueshme që u keni sjellë miliona njerëzve,” këmbënguli Baerbock sot në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur në Shkup.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nuk ishte në sallë kur foli Berbok. Ministrja gjermane e theksoi veçanërisht këtë akt.

“Lavrov me sa duket vjen sallë, si në seancat e tjera, vetëm për të folur, por jo për të dëgjuar të tjerët. Për të ndaluar luftën, nuk nevojiten negociata, nuk nevojiten mbetje të Ukrainës për këtë”, tha Annalena Baerbock.

“Rusisë i mbetet vetëm të vendosë”, shtoi ajo, “për t’iu përmbajtur parimeve bazë të kësaj organizate, OSBE-së, për të tërhequr forcat ushtarake dhe për të sjellë paqe”.

Baerbock kritikoi Rusinë për mbajtjen në burg të tre anëtarëve të misionit monitorues të OSBE-së në Ukrainë, një shkelje brutale e rregullave tona të përbashkëta të OSBE-së.

Për të funksionuar OSBE-ja, është e nevojshme urgjentisht vazhdimi i mandatit të Sekretares së Përgjithshme Helga Schmid dhe përfaqësuesve të kësaj organizate për demokraci, liri mediatike dhe minoritete, tha ministrja gjermane.

Ndryshe, Helga Schmid dhe tre kolegët e saj do të duhet të largohen nga pozitat e tyre në fillim të dhjetorit.

“Nëse nevojitet një kompromis, ne jemi gati. Por një kompromis për hir të një kompromisi nuk është më një kompromis, por një bllokadë e plotë”, theksoi Baerbock.

Ajo e mbylli fjalimin e saj në anglisht me fjalët “të shpëtosh OSBE-në do të thotë të mbrosh popullin tonë, është përgjegjësia jonë”.

OSBE ka 57 vende anëtare dhe aktualisht është në një krizë të rëndë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe për shkak se Moska po bllokon punën e kësaj organizate.

Në OSBE të gjitha vendimet merren me pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare. Me politikën e vetos, Rusia pengoi Estoninë të kryesonte Organizatën vitin e ardhshëm. Vetëm këtë të hënë, pas negociatave, u vendos që kryesia e Organizatës t’i jepet Maltës dhe ai vendim të zyrtarizohet në Shkup.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“James Bondët” shqiptarë me qindra makina të blinduara

Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifikuara...

Studimi që zbulon se shtatzënia ndikon në ndryshimin e trurit

Me implikime për kërkimin rreth depresionit pas lindjes dhe...

Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...

Paqartësi rreth Procesit të Berlinit, Kosova kushtëzohet nga Gjermania

Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet...

“James Bondët” shqiptarë me qindra makina të blinduara

Xhama anti-plumb, strukturë e blinduar me pjesë të fortifikuara dhe sisteme të avancuara sigurie të përmirësuara në performancë, pa lënë pas rehatinë dhe luksin....

Studimi që zbulon se shtatzënia ndikon në ndryshimin e trurit

Me implikime për kërkimin rreth depresionit pas lindjes dhe çështjeve të tjera shëndetësore, shkencëtarët kanë gjurmuar ndryshimet që sjell shtatzënia në trurin e femrës. Këto...

Trumpi thotë se s’do të garojë për president përsëri, nëse humb në nëntor

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se nuk beson se do të garojë për president në vitin 2028, nëse pëson disfatë...