Agim Baçi dhe Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, kan bërë të ditur se 23 prilli është Dita Botërore e Librit.
Ata u shprehen se kjo ditë është shpalluat më 15 Nëntor 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi janë marr në konsideratë faktet se librat janë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive. Besohet që dy gjenitë e letrave mund të kenë ikur nga kjo botë në të njëjtën ditë, më 23 Prill 1616.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Shekspiri dhe Servantes
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.
Kjo ditë u vendos në nderim për dy kolosët e artit të rrëfimit, që dhanë thuajse të gjitha ngjyrat e njeriut, të jetës dhe imagjinatës- Shekspirit dhe Servantesit. Besohet që dy gjenitë e letrave mund të kenë ikur nga kjo botë në të njëjtën ditë, më 23 Prill 1616.
/TV Arbëria