Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Babë e bir rrahen mes vete në Gjakovë, përfundojnë në pranga

Babë e bir rrahen mes vete në Gjakovë, përfundojnë në pranga

Një përleshje brenda familjes ka përfunduar me arrestime mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar rreth orës 23:00, ku dy persona – babë e bir, të dy kosovarë – janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar në konflikt fizik.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.