Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Babai ushtron dhunë ndaj vajzës së tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Babai ushtron dhunë ndaj vajzës së tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Është arrestuar një burrë në Mitrovicën jugore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Si viktima, ashtu dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime ku dhe janë trajtuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.