Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Babai nga Turqia ribashkohet me të bijën për herë të parë që nga tërmeti shkatërrues

Babai nga Turqia ribashkohet me të bijën për herë të parë që nga tërmeti shkatërrues

Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë ribashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë.

“Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja filloi të ikë. Megjithatë e tërë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet gjatë një bisede për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën t’i shpëtojnë më të keqes.

E në ditën e katër duke qëndruar nën rrënoja, kishte thënë se po humb shpresat. Kishte dhimbje të mëdha dhe këmba i ishte lënduar rëndë. Megjithatë, ishte vajza ajo që nuk e la t’i humb shpresat dhe se do të shpëtohet, transmeton Telegrafi.

Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Ajo e kishte këshilluar që të shikonte në dritën që depërtonte në rrënoja, dhe aty filluan të dëgjojnë zëra. E kuptuan se po shpëtohen.

Fillimisht u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta. Një orë më vonë arritën ta nxjerrin edhe Ahmetin. Por ajo iu dorëzua organeve lokale kur babai i saj u dërgua në spital.

Kur humbi gjurmët e bijës, ishte i bindur që sërish do ta takoj qoftë edhe gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

Në Facebook dhe Instagram publikoi fotografinë e saj dhe luste të gjithë ta ndihmojnë ta gjejë. Në fund, u mësua se autoritetet lokale e kishin marrë dhe se ajo është shëndoshë e mirë, por pa prindër.

“Ajo më ka mbajtur në jetë. Është vajza ime. Heroina ime”, tha babai i 4-vjeçare e cila së bashku me të duhet të jenë më të forta pas humbjes së gruas dhe të birit. /TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress