Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Babai me dy djemtë rrihen mes vete në Fushë Kosovë, bëhen për spital

Një burrë bashkë me dy djemtë e tij janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Policia bën me dije se të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.