Futbollisti shqiptar, Jasir Asani shkëlqeu mbrëmë në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ylli shqiptar e hapi llogarinë e golave pas vetëm nëntë minutash, duke realizuar një gol ‘bombë’ nga distanca.
“Jasiri është i çmendur. Më premtoi se do të jap gol. Zoti i shpërbleftë krejt popullin shqiptar”, u shpreh babi i Jasir Asanit.
Gazetari nuk mbajti dot lotët gjatë bisedës me të atin e futbollistit.
/TV Arbëria