Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Azemi thotë se do t’i padisë institucionet që s’e respektuan vendimin lidhur me pagën minimale

Azemi thotë se do t’i padisë institucionet që s’e respektuan vendimin lidhur me pagën minimale

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë sa i përket pagës minimale”.,

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, Enti Statistikor, Universiteti “Hasan Prishtina”, Qendra Studentore, QKUK lidhur me punëtorët e sigurimit, Prokuroria e Shtetit dhe QMF e Suharekës, janë disa nga institucionet që thotë se nuk e respektuan vendimin e Qeverisë.

“Ne veç jemi në përgatitje të padisë për secilin institucion, veç e veç, që këtë pagë ta paguajnë në mënyrë retroaktive deri në zbatimin e këtij vendimi nga secili punëdhënës. Kuvendi i Kosovës, Enti statistikor, Universiteti ‘Hasan Prishtina’, Qendra studentore, QKUK punëtorët e sigurimit, Prokuroria e Shtetit, QMF Suharekë. Janë këto vetëm disa nga institucionet që se përfillën vendimin e Qeverisë dhe të Kuvendit, kryesisht te punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë. Ne në këtë rast, sindikata nuk fajëson kompanitë private, pasi që Ministria e Financave është dashur t’i subvencionojë kompanitë e ato t’i përcjellin te punëtorët. Më vjen keq që parashikimi i Sindikatës ka dalë i saktë”, ka thënë Azemi.

Powered by WordPress