Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka njoftuar se shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë.
Kjo pasi siç ka thënë ai, ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.
Sipas tij, ky është vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime. /Telegrafi/