Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Azemi publikon fotografi: Këto shkolla janë midis Ferizajt, ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash

Azemi publikon fotografi: Këto shkolla janë midis Ferizajt, ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka publikuar fotografi që tregojnë gjendjen e keqe të disa shkollave në këtë komunë.

Azemi shkroi në Facebook se disa prej shkollave në Ferizaj po u ngjajnë gërmadhave e deponive të mbeturinave.

“Këto janë shkolla midis Ferizajit. Fatkeqësia është se më shumë se me institucione arsimore, ato ngjajnë me gërmadha e deponi mbeturinash”, shkroi Azemi.

“Infrastruktura shkollore e tillë pengon e pamundëson mësimin cilësor, por siç duket një qeverisje e betonit nuk e ka mendjen të nxënësit dhe arsimimi i tyre. Qyteti jonë meriton më mirë”, shtoi ai.