Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Azemi: Në sektorin privat të drejtat e punëtorit shkelen në vazhdimësi me një masë jashtëzakonisht shumë të madhe

Azemi: Në sektorin privat të drejtat e punëtorit shkelen në vazhdimësi me një masë jashtëzakonisht shumë të madhe

I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, Jusuf Azemi kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat deklaroi se sindikata në sektorin privat është shumë më e nevojshme sesa në sektorin publik.

Sipas tij, në sektorin privat të drejtat e punëtorit shkelen në vazhdimësi me një masë jashtëzakonisht shumë të madhe.

“Së pari duhet ta kemi të qartë që sindikatat në sektorin privat është shumë më e nevojshme sesa në sektorin publik sepse të drejtat e punëtorëve në veçanti në sektorin privat shkelen në vazhdimësi me një masë jashtëzakonisht shumë të madhe.”

Azemi theksoi se varfëria e ka bërë të veten që shpeshherë anëtarët nuk kanë guxuar deri më tash të anëtarësohen pasi pronari i kompanisë e ka kërcënuar.

“Nevojiten që të jenë sindiktata shumë më të forta, shumë më të fuqishme, dhe normal varfëria po e ka bërë të veten që shpeshherë anëtarët nuk kanë guxuar deri më tash edhe anëtarësohen sepse pronari i kompanisë e ka kërcënuar që nëse t’i do të jesh në sindikatë në mënyrë automatike largohesh nga puna”, tha ai.

Sipas vlerësimit të Azemit, më parë njerëzit me çdo kusht e kanë ruajtur vendin e tyre të punës edhe atëherë kur është parë që të drejtat iu kanë shkelur.

“Kjo ka qenë ekzistente atëherë kur fuqia e punëtorëve ka qenë shumë i madh dhe s’ka pasur vende të punës të mjaftueshme dhe njerëzit me çdo kusht e kanë ruajtur vendin e tyre të punës edhe atëherë kur është parë që të drejtat iu kanë shkelur, por ka pranuar që të punojë me një qëllim që të bëjë ekzistencën e familjes së vetë sepse e dimë që numri i kërkuesve të punëtorëve ka qenë i madh”, u shpreh ai në emisionin n’Pult./tvarbëria/