Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Azemi: Lajm i mirë për qytetarët e Ferizajit, Komuna u tërhoq nga rritja e çmimit të çerdheve

Azemi: Lajm i mirë për qytetarët e Ferizajit, Komuna u tërhoq nga rritja e çmimit të çerdheve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi njoftoi për “një lajm i mirë për qytetarët e Ferizajit”.

“Komuna e Ferizajit është tërhequr nga rritja e çmimit të çerdheve”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj tha se “në vend se Komuna të lehtësojë barrën financiare për prindërit, komuna tentoi që të rëndojë edhe më shumë anën financiare të tyre”.

“Kjo është një hajni e pastër e komunës që udhëhiqet nga kryetari Agim Aliu. Kjo praktikë do të marrë fund shumë shpejt edhe në Ferizaj. Me programin e LDK-së “Rruga e Re” parashihet sistem arsimor cilësorë dhe lehtësim për prindërit që kanë fëmijët në shkolla e çerdhe. Lumir Abdixhiku 1✅ Visar Azemi 19✅“, shkroi Azemi.