Visar Azemi bashkë me anëtarë të tjerë të degës së LDK-së në Shtime, ka vizituar familjen Dauti.
Azemi ka shkruar se të premten kanë biseduar për problemet e përditshme me të cilat përballen banorët e Shtimes.
“Edhe familja Dauti si shumë familje tjera nëpër Kosovë, të cilat i takojmë çdo ditë, kanë nevojë për ndryshim. Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Azemi.