Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Azemi: Dikur e akuzonin si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtore të ngushtë

Azemi: Dikur e akuzonin si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtore të ngushtë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar audion e bisedës mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiqit.

Azemi ka shkruar se u dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë mes VV-së dhe Listës Serbe.

“U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe. Ata që dikur në oppzitë e akuzonin këtë parti si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtoren më të ngushtë. Hipokrizi dhe mashtrim”, ka shkruar Azemi në Facebook.

“Premtuan transparencë e integritet, dhe sot shohim një pushtet që koordinohet në mënyrë të dyshimtë skutave dhe që i nënshtrohet një krimineli. Nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer. Për pak vota, bënë pakt edhe me djallin”, ka shkruar ai.

Sipas Azemit, kjo është e vërteta e këtij pushteti, prandaj vërtetë ky pushtet nuk i duhet Kosovës.

“Vendi ynë meriton shumë më ndryshe e shumë më mirë. Dhe LDK e Lumir Abdixhiku do ta ofrojnë atë”, ka shkruar ai.