Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi në Pressing në T7 se rreth 100 mijë vota i kanë ikur kësaj partie në zgjedhjet e vitit 2021.
Azemi tha se ky dëm i përkthyer në 100 mijë vota duhet të riparohet, sepse u shpreh se votuesit e djathtë e kanë vendin në LDK dhe jo në lëvizjet e majta sikurse Lëvizja Vetëvendosje.
“Në procesin e fundit elektoral ka pas një dëm të madh që i është shkaktuar LDK-së dhe këtë dëm po duhet me riparu tash, dëmin e barazojmë me votat që janë shku. Afër 100 mijë vota kanë ikë nga LDK dhe kanë përfundu në LVV nëpërmjet Listës GUXO”, tha Azemi në Pressing, transmeton Express.
“Votuesit e djathtë – rugovist, në asnjë moment nuk munden me gjetë vetën tek lëvizjet e majta siç është Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë vendin në LDK dhe ajo është shtëpia e tyre e aty duhet të kthehen dhe bashkërisht punojmë ta kemi fitoren”, u shpreh më tej Azemi.