I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, Jusuf Azemi kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat deklaroin se rreth 350 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paguhen nën pagën minimale dhe mbi 250 punëtorë të sigurimit fizik në QKUK paguhen po me të njëjtën pagë.
Azemi theksoi se e kanë për obligim ta njoftojnë organin kompetentë ATK-në, në momentin që shohin tek kompanitë që nuk zbatohet ligji.
Tutje, i njëjti vazhdoi duke cituar deklaratën e ministrit Murati i cili ka thënë të gjithë ata punëtorë që marrin pagë nën pagën 350 euro ose pagën minimale thotë duhet të drejtohen tek ATK-ja, derisa konstaton se i ka shkruar letër për t’i treguar ministrit Murati që nuk po dinë as ku është adresa e këtyre pasi e dinin se ATK-ja nuk ka të bëjë asgjë me pagën minimale.
“Rreth 350 punëtorë teknik dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paguhen nën pagën minimale ose 292 euro, mbi 250 punëtorë të sigurimit fizik në QKUK paguhen me pagën nën minimale ose më mirë të themi 275 euro dhe shumë kompani të tjera të cilat ne normal që në moment kur shohim diçka tek kompanitë që nuk zbatohet ligji së paku të kemi për obligim ta njoftojmë organin kompetenë ATK-në, siç ka thënë ministri Murati, të gjithë ata punëtorë që marrin pagë nën pagën 350 euro ose pagën minimale thotë duhet të drejtohen tek ATK-ja dhe tek inspektoriati i punës, në sindikatë e kemi ditur që ATK-ja nuk ka të bëjë asgjë me pagën minimale dhe i kemi shkruajtur për t’i treguar ministrit Murati që nuk po dinë as ku është adresa e këtyre”, deklaroi ai në emisionin n’Pult./tvarbëria/