Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Azem Syla përkujton Xheladin Gashin në 21-vjetorin e ndarjes nga jeta

Azem Syla përkujton Xheladin Gashin në 21-vjetorin e ndarjes nga jeta

 

Në 21-vjetorin e ndarjes nga jeta të Xheladin Gashit, Azem Syla ka kujtuar me respekt dhe krenari veprën dhe sakrificën e tij për atdheun.

Syla theksoi se Gashi ishte një njeri i urtë dhe i vendosur, i cili gjithmonë ishte në shërbim të lirisë. Ai e përshkroi atë si bashkëluftëtar dhe mik, duke shtuar se kontributi i tij do të mbetet i paharruar në historinë e vendit dhe në zemrat e atyre që e njohën.

“Si bashkëluftëtar dhe mik, e kujtoj Xheladin Gashin si një njeri të urtë, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të lirisë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar në historinë tonë dhe në zemrat e atyre që e njohën”, ka shkruar Syla.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka bërë homazh për jetën dhe veprën e Gashit, duke thënë: “Lavdi jetës dhe veprës së tij”. 🕊️