Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Azem Syla: Kurrë nuk kam pasur kundërshti me Behajdin Allaqin

Azem Syla: Kurrë nuk kam pasur kundërshti me Behajdin Allaqin

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, ka reaguar lidhur me pretendimet për një përplasje të mëparshme me bashkëveprimtarin e tij, Beajdin Allaqin.

Syla ka deklaruar se, për hir të familjes së Allaqit, fëmijëve të tij, bashkëshortes, motrave dhe farefisit, reagon me vendosmëri ndaj, siç i cilëson ai, akuzave të pabazuara.

“Siç e dinë ata dhe të gjithë, kurrë nuk kam pasur kundërshti me shokun dhe bashkëveprimtarin tim të hershëm, Beajdin Allaqi”, ka shkruar Syla.

Ai ka kritikuar gjithashtu autorët që, sipas tij, pas aktgjykimit në Hagë po përdorin këtë çështje për të thelluar ndarjet brendashqiptare.

Syla ka shprehur mirënjohje për Ali Ahmetin për mohimin e pretendimeve për një kundërshti mes tij dhe Allaqit lidhur me një mbledhje në Kollarë të Kërçovës në vitin 1993.