Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Axha i deputetes Grainca kërkon që analisti Mehmetaj, të kërkoj falje për shpifje ndaj saj

Axha i deputetes Grainca kërkon që analisti Mehmetaj, të kërkoj falje për shpifje ndaj saj

Gjatë emisionit “Debat D-Plus” me Ermal Pandurin, analisti Lirim Mehmetaj përmendi emrin e deputetes Adelina Grainca në kontekst të blerjes.

Pas kësaj, Lulzim Grainca, axha i deputetes, i dërgoi një mesazh drejtuesit të emisionit, duke kërkuar që analisti Lirim Mehmetaj të tërheqë fjalët dhe të kërkojë falje.

“Jam Lulzim Grainca, xhaxhai i deputetes Adelina Grainca. Në emision, analisti Lirim Mehmetaj e përmendi emrin e deputetes në kontekst të blerjes. Kërkoj nga ju, si drejtues i emisionit, sipas nenit 5 të ligjit nr. 02L-065 civil kundër shpifjes dhe fyerjes, që analisti që shpif ta tërheqë fjalën dhe të kërkojë falje, ose në të kundërtën duhet të përgatisë provat”, tha ai.

Në përgjigje, analisti Lirim Mehmetaj deklaroi: “I përgatis provat, hajt hiqmu ti.”