Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avokatit Arianit Koci pohon se është ndalur për verifikim nga policia serbe teksa po hynte në Kosovë

Avokatit Arianit Koci pohon se është ndalur për verifikim nga policia serbe teksa po hynte në Kosovë

Avokati kosovar, Arianit Koci, deri tani ka marrë përsipër pothuajse të gjitha rastet e kosovarëve të cilëve iu kanë dalë probleme duke kaluar nëpër kufijtë me Serbinë apo të cilët janë ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe.

Ndonëse i ka rënë të shkojë disa herë në Serbi në cilësinë e avokatit për raste të ndryshme, autoritetet serbe e kanë ndaluar atë në pikë kalimin kufitar në Mendarë duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë, pasi ka qëndruar atje si mbrojtës i Mit’hat Lozhanit.

Koci është shprehur se nuk i ka ndodhur më herët një gjë e tillë.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, ka thënë Koci për Express, pasi është ndaluar për rreth 20 minuta me arsyetimin e “verifikimeve shtesë”.