Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avokati serb thotë se u arrestua sepse ka prova për pjesëmarrjen e Vuçiçit në “Sarajevo Safari”

Avokati serb thotë se u arrestua sepse ka prova për pjesëmarrjen e Vuçiçit në “Sarajevo Safari”

Avokati dhe aktivisti kritik ndaj pushtetit, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se arsyeja e vërtetë e arrestimit të tij në Beograd lidhet me publikimet dhe kallëzimin penal që ai ka ngritur kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në lidhje me “Sarajevo Safari”.

Pas lirimit për t’u mbrojtur në liri, Stojkoviq reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se autoritetet i kanë ndaluar publikimin në rrjetin social X dhe në YouTube, si dhe i kanë konfiskuar telefonin mobil.

Sipas tij, arrestimi është justifikuar zyrtarisht me pretendime se ai ka bërë “thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues”, bazuar në postime të tij nga vitet 2022–2025, ku ka shkruar për EuroMaidanin në Ukrainë, duke e cilësuar atë si shprehje demokratike të vullnetit popullor për integrim në Bashkimin Evropian.

“Në Serbi, regjimi e konsideron vepër penale përmendjen e EuroMaidanit”, ka deklaruar Stojkoviq, duke shtuar se arsye tjetër e përmendur nga autoritetet është fakti që ai ka përmendur Aleksandar Vuçiqin dhe Slavko Aleksiçin në postimet e tij.