Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Avokati serb me kallëzim penal kundër oficerëve BIA-s për torturën që ushtruan mbi Sanduloviqin

Avokati serb me kallëzim penal kundër oficerëve BIA-s për torturën që ushtruan mbi Sanduloviqin

Avokatët Çedomir Stojkoviq dhe Michael Polak nga Londra nesër do të paraqesin një kallëzim penal kundër disa oficerëve të Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA) për krimin e keqtrajtimit dhe torturës të kryer me rrahjen e Nikolla Sanduloviqit në fillim të janarit të këtij viti.

Siç njoftoi avokati Stojkoviq, “duke pasur parasysh se gjykata e arsyetoi ndalimin e paligjshëm të Nikolla Sanduloviqit me faktin se ai vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, një vajzë shtatëvjeçare e vrarë në vitin 1998, kallëzim penal për shkelje të ligjit.

Nga gjyqtari dhe prokurori do të ngremë një rast kundër gjyqtarit dhe prokurorit publik që kanë marrë një vendim të tillë të kundërligjshëm, por edhe antikushtetues dhe të paqytetëruar”.

“Sepse askush nuk duhet rrahur dhe askush nuk duhet të ndalohet vetëm për vendosjen e luleve mbi varrin e dikujt! Menjëherë pas paraqitjes së kallëzimit penal do t’u drejtohemi mediave”, tha Stojkoviq.

Ai përkujtoi se “Nikola Sanduloviq u lirua nga paraburgimi pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm dhe pas kritikave të shumta nga perëndimi për shkak të këtij rasti të egër”.

 

 

Themes by WordPress