Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Avokati Muhamet Mujaj: Politika ka futur urrejtje mes qytetarëve, rrezikojmë kriza edhe më të thella

Avokati Muhamet Mujaj: Politika ka futur urrejtje mes qytetarëve, rrezikojmë kriza edhe më të thella

Avokati Muhamet Mujaj ka qenë i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën në TV Arbëria, ku ka folur për gjendjen e politike në vend dhe dështimin e formimit të Qeverisë Kurti 3.

Mujka ka thënë se në Kosovë është futur një urrejtje e rrezikshme mes qytetarëve, e cila, sipas tij, është rezultat i gjuhës përçarëse të politikës.

“Në vendin tonë është futur një urrejtje mes qytetarëve nga politika, që shpresoj të mos përsëritet ndër vite”, ka deklaruar avokati Mujka.

Ai ka theksuar se sa kohë që ekzistojnë struktura politike kokëforta, të cilat udhëhiqen nga inatet personale dhe jo nga interesat e shtetit, krizat në vend do të thellohen edhe më shumë.

“Derisa kemi një strukturë të tillë politike, derisa kemi prijës të partive që kanë kokëfortësinë, kanë inatet dhe nuk i japin përparësi interesit të shtetit, atëherë unë besoj se do të kemi krizë edhe më të thellë sesa që ishte,”, u shpreh Mujka. /TV Arbëria