Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës qesh derisa babai i 18 vjeçares së vrarë shfaqet i mllefosur me të

Avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës qesh derisa babai i 18 vjeçares së vrarë shfaqet i mllefosur me të

Në Gjykatën Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, për vrasjen e Marigona Osmanit.

Gjatë kësaj seance ndër të tjerash, i akuzuarit Dardan Krivaqa deklaroi se ai dhe tashmë e ndjera, Marigona Osmani kanë qenë përdorues të drogave.

“Unë dhe Marigona e ndjera kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, tha Krivaqa.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Marigona Osmani, 18 vjeçare është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa.

Sipas aktakuzës, Krivaqa e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e malltretuar në forma të ndryshme.

Kurse gjatë seancës së sotme, babai i viktimës pati vërejtje edhe ndaj avokatit të Krivaqës, Admir Salihu.

Madje në një rast ai edhe e ofendoi atë, derisa ky i fundit si për ironi qeshte me situatën e krijuar me babain e viktimës, të cilin arritën që ta qetësonin zyrtarët policorë.