Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

Avokati i Popullit nis hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit në Lipjan, për të cilin janë arrestuar pesë zyrtarë policorë nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”.

“Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon transparencë të plotë nga institucionet kompetente lidhur me hetimin e rasteve. Po ashtu është e rëndësishme të theksohet rëndësia e zbatimit të standardeve profesionale në çdo ndërhyrje policore dhe domosdoshmërinë e trajnimeve të vazhdueshme për zyrtarët e rendit. Avokati i Popullit do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet rreth këtyre rasteve dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve”, thuhet në reagim.