Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Avokati i njohur serb Sead Spahoviq komenton intervistimin e Radojçiqit

Extra AL PVC

Avokati i njohur serb Sead Spahoviq ka komentuar ngjarjet e fundit terroriste në fshatin Banjskë të Zveçanit ku një formacion paramilitar me në krye Milan Radojçiqin sulmoi Policinë e Kosovës, ku edhe i morrën jetën rreshterit kosovar, Afrim Bunjakut.

Spahoviq duke folur për intervistimin e Radojçiqit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk ka besim se do të përndjeket penalisht nga shteti atje. Sipas tij, Prokuroria atje “pret urdhër politik” nëse do të ketë një të tillë; duke theksuar në veçanti atë që Radojçiq u intervistua në cilësinë e qytetarit.

“Ata presin urdhër politik për të lëvizur. Kjo është një gjë që ka ndodhur shtatë ditë më parë, ata mund të reagojnë shtatë herë. Unë pres një procedurë Potemkin*, pra një procedurë që duhet të jetë mbulesë për të bërë diçka, por të mos jetë asgjë pas kësaj. Kjo është pritshmëria ime. Dashtë Zoti, do të kërkoj falje nëse kam bërë një gabim”, thotë avokati Spahoviq për N1.

(Potemkin*: që ka pamje të rreme ose mashtruese, veçanërisht asisoji të paraqitur për qëllime propagande)

Në këtë rast, sipas Spahoviqit, juridiksion ka Gjykata në Prishtinë, nëse Prokuroria e Serbisë nuk konsideron se bëhet fjalë për krim të organizuar, atëherë kompetente do të ishte gjykata në Beograd. “Ajo që do të presim është se si do të kualifikohet kjo prokurori, për të ruajtur juridiksionin e saj në këtë çështje”, ka thënë ai.

Avokati vlerëson se në pamjet e publikuara në video shihet një grup që vepron si sabotues me armë që nuk janë të karakterit mbrojtës dhe mund të jenë vetëm ushtarake. Por, shton ai, “thelbi nuk është se kush ka qenë në atë vend”.

“Kjo është e rëndësishme, nëse shërbimet e sigurisë së Republikës së Serbisë kanë pasur informacion për këtë apo jo. Të dyja variantet, për sa më përket mua, nuk e di se cila është më e keqe. Pyetjet këtu janë se si ka ardhur deri te ajo njësi deri në Kosovë, për mendimin tim nuk mund të bëhet kjo pa ushtrinë (serbe) dhe që ai njësit të kalojë pa logjistikën e ushtrisë, kjo është e pamundur, dhe pyetja është edhe se si kanë dalë nga ajo ring”, tha avokati Sead Spahoviq.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...