
Këtë të hënë në Gjykatën Themelore të Ferizajt u shpall aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu për vrasjen e Marigona Osmanit. I pari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa i dyti me 15 vjet.
Gazmend Rexhepi, avokat i familjes Osmani foli në Frontal në T7 për provat që tha se s’u shfaqën për publikun pasi ishin të rënda.
“Aty shihet e ndjera në gjendje shumë të rëndë, shihet duke e mbajtë të ndjerën në gjendje shumë të rëndë, mandej shihet tu hy me një shkop në dhomën ku ka qëndru e ndjera diku për 32 orë. Ka qenë kjo gjendje…” tha avokati.
Rexhepi tha që ato prova kanë qenë kryesore për ta vërtetuar përmasën e krimit.
“Ne jemi të kënaqur pjesërisht për shkak të dënimit ndaj të dyshuarit të dytë sepse ai ka hy në dhomën ku ka qenë e ndjera 22 herë, i dyshuari i parë del me marrë bukë ky hyn në dhomë rri 1 minutë” tha Rexhepi.