Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Avokati Hasani: Viktima u vra me 7 plumba në kokë, me dy revole, teksa kishte fëmijën përdore

Avokati Hasani: Viktima u vra me 7 plumba në kokë, me dy revole, teksa kishte fëmijën përdore

Avokati i familjes së viktimës Breznica, Nasuf Hasani, ka folur në studion e “Kosova Live” në T7 lidhur me aktgjykimin ndaj Arsim Sylës, i cili sot u dënua me 22 vjet burgim për vrasjen e V.B., të ndodhur në vitin 2023 në marketin “Interex” në Podujevë.

Hasani e përshkroi krimin si jashtëzakonisht brutal, duke zbuluar detaje tronditëse nga momenti i vrasjes.

“Dorasi ka qenë i armatosur me dy revole dhe ka shtënë shtatë plumba, të gjithë në kokën e viktimës. Në momentin e vrasjes, Valmir Breznica kishte fëmijën për dore”, u shpreh ai në studio.

Sipas tij, mënyra e ekzekutimit tregon për një akt të rëndë dhe të pamëshirshëm, që ka lënë pasoja të mëdha tek familja e viktimës.

Duke komentuar vendimin e gjykatës, Hasani tha se dënimi prej 22 vjetësh burgim, sado pak, ka lehtësuar familjarët, ndonëse nuk mund ta kompensojë humbjen e jetës së viktimës.