Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se Qeveria Kurti 2, e cila aktualisht është në detyrë, nuk ka kompetencë ligjore për të propozuar projektbuxhetin për vitin 2026.
Në një prononcim për Arberia TV, Bytyqi theksoi se një qeveri në detyrë ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të ndërmarrë vendime të rëndësishme që lidhen me politikat afatgjata, përfshirë edhe hartimin dhe dërgimin e buxhetit të ri në Kuvend.
“Sipas parimeve kushtetuese dhe ligjit për menaxhimin e financave publike, qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Po ashtu, as Kuvendi nuk mund ta shqyrtojë apo miratojë një projektligj të tillë që vjen nga një qeveri me mandat të përkohshëm,” tha Bytyqi.