Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati Berisha e konfirmon lirimin e Gogajt: Vrasja e Agonisit ishte fatkeqësi – ndodhi nga pakujdesia

Avokati Berisha e konfirmon lirimin e Gogajt: Vrasja e Agonisit ishte fatkeqësi – ndodhi nga pakujdesia

Avokati i Shaban Gogajt, Besnik Berisha, ka konfirmuar lirimin e klientit të tij nga Burgu i Dubravës.

Berisha ka thënë se Gogaj është liruar me vendim të Gjykatës Supreme pas verdiktit të Gjykatës së Apelit lidhur me dënimin e tij.

Berisha thotë se Gogaj është liruar nga burgu por jo edhe nga dhimbja për humbjen e shokut të tij, Agonis Tetaj.

“Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme. Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete verdikt final u shpreh drejtesia.Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj. Agonis Tetaj eshte i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit perjetesisht! Zoti e forcofte dhe e bekofte familjen e tij!”, thuhet në postimin e Berishës në Facebook.

Shaban Gogaj ishte dënuar me dënim unik prej 6 vjet e 6 muaj burgim për shkak të vrasjes nga pakujdesia dhe armëmbajtjes pa leje.

Agonis Tetaj u vra në shtator të 2018-tës, në vendin e punës në Deçan.