Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku është ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt.
Ai tha se Specialja po dështon dhe prandaj po bën akuza për pengim drejtësie.
“Çështje e nisur për transplant organesh, në kohë kur njerëzit kanë vdekur nga mungesa e trajtimit elementar mjekësor. Si një “rast i madh” si ky pa prova kredibile materiale e i bazuar vetëm në dëshmi të lëkundshme e të fabrikuara, është e natyrshme që Prokuroria speciale po e vëren dështimin. E si më mirë me mbulu këtë disfatë se sa me aktakuza për pengim të drejtësisë kinse dështimi po ndodh për shkak të ndikimit në dëshmitarë e jo për shkak të punës totalisht joprofesionale të Prokurorisë”, shkroi ai në “Facebook.