Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati Bajraktari: Procesi në Hagë është komprometuar, epilog duhet të jetë lirimi i Thaçit dhe të tjerëve

Avokati Bajraktari: Procesi në Hagë është komprometuar, epilog duhet të jetë lirimi i Thaçit dhe të tjerëve

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se gradualisht po konfirmohet se Gjykata Speciale është shërbyer me deklarata të fabrikuara në Serbi.

Sipas Bajraktarit, ajo çfarë tha para disa ditësh presidentja Ekaterina Trendafilova, lë të kuptohet se procesi në Hagë është i komprometuar dhe me shkelje.

“Me argumente, gradualisht po konfirmohen bindjet dhe supozimet në opinionin e gjerë vendor se prokuroria u shërbye me një mori deklaratash të fabrikuara në Serbi e të mbështetura nga Rusia për të cenuar luftën e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Bajraktari.

Bajraktari përmendi edhe çështjen e pyetjeve orientuese e sugjestive, të cilat sipas tij janë pyetje të ndaluara.

“Po ashtu është e qartë se edhe sa i përket paraburgimit, është i stërzgjatur dhe pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarëve të Prokurorisë, nuk ekziston as edhe një kusht i vetëm ligjor që të njëjtit të vazhdojnë së qëndruari në paraburgim”, ka shkruar avokati në Facebook.

Powered by WordPress