Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Avokati Bajraktari: Edhe Kosova ta bëjë një autopsi për Faton Hajrizin, Serbisë s’i besohet

Bajraktari u shpreh se edhe në qoftë se e përfundon, raporti i autopsisë që vjen nga Serbia mund të mos jetë i besueshëm.

Ai u shpreh se Kosova duhet ta bëjë një autopsi tjetër kurdo që Serbia e dërgon trupin e të ndjerit në Kosovë.

“Aktualisht kam përshtypjen e vetmja mënyrë është komunikimi mes mekanizmave ndërkombëtarë. Zyra ndërlidhëse në Beograd, pavarësisht insistimeve nuk ka ndonjë mundësi, dihen rrethanat. Do duhej të përfundonte autopsia nga autoritetet serbe”.

“Bazuar në faktin se janë ngritë dilema në drejtim të mënyrës së aspekteve të tjera, duke marrë parasysh faktin që nuk kanë qenë prezent të përfaqësues të Institutit tonë të Mjekësisë Ligjore për ta bërë më të besueshëm një raport të tillë. Pavarësisht se kur kthehet trupi, me kërkesë të familjes dhe urdhër të prokurorit, të bëhet autopsia nga ana e IML-së, për t’i shuar dilemat. Raporti i autopsisë mund të mos jetë i besuar”, deklaroi Bajraktari në RTVD.