Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Avokatët e Sali Berishës ankimojnë masën e sigurisë, arrest shtëpie për ish-kryeministrin

Avokatët e Sali Berishës ankimojnë masën e sigurisë, arrest shtëpie për ish-kryeministrin

Avokatët e Sali Berishës kanë ankimuar vendimin e GJKKO që caktoi arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit.

SPAK kërkoi gjatë dhjetorit arrest shtëpiak ndaj Berishës mbasi nuk u paraqit në tre raste para oficeres së policisë gjyqësore në zbatim të vendimit të mëparshëm detyrim paraqitje për aferën Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë. /TV Arbëria

 

 

 

 

Themes by WordPress