19:38 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Avokado ushqimi i preferuar i të rinjve

Avokado ushqimi i preferuar i të rinjve

Një mollë në ditë mund ta mbajë mjekun larg, por një konsumimi i një avokadoje në ditë mund t’i ulë nivelet e kolesterinës së keqe. Kështu bënë të ditur një studim i ri nga Universiteti Shtetëror i Pennsylvanias.

Ky lajm është mirëpritur sidomos nga gjeneratat e reja duke ua lejuar ta arsyetojnë konsumimin e tepruar të avokados, gjoja për hir të shëndetit.

Ekzistojnë dy lloje të kolesterinës: HDL apo lipoproteina me densitet të lartë e cila është e mirë, dje LDL ndryshe e njohur si lipoproteina me densitet të ulët, që është e keqe.

Nivelet e larta të lipoproteinës lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga disa sëmundje, dhe në fakt ndihmojnë në largimin e lipoproteinës me nivel të ulët nga gjaku. LDL është i dëmshëm për organizimin sepse në rast se ndërtohet në masë, mund t’i ngushtojë rrugët e kalimit të gjakut, të shkaktojë mpiksje dhe përfundimisht të çojë drejt sulmit në zemër ose goditjes në tru.

Konsumimi i një avokadoje në ditë ndihmon në kontrollimin e niveleve të lipoproteinës me densitet të ulët.

Konsumimi i avokados po ashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri.

Sipas ekspertëve shëndetësorë avokadoja ndihmon në zvogëlimin e grimcave të oksiduara të lipoproteinës me densitet të ulët, që është shumë e rëndësishme për një organizëm të shëndoshë.

Oksidimi nuk është i mirë, kështu që nëse mund të ndihmoni në mbrojtjen e trupit përmes ushqimeve që i hani, kjo mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

/TV Arbëria