Dyzet e tre nga personat e plagosur të cilët ishin në bordin e avionit “Singapore Airlines” që po udhëtonte nga Londra në Singapor dhe u godit nga turbulencat janë ende në spital në kryeqytetin tajlandez.
43 pasagjerët po trajtohen në tre spitale të ndryshme në Bangkok, tha në një deklaratë Spitali Samitivej Srinakarin.