Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Avioni bën ulje emergjente pasi në tualet kishte një shënim “bombë në bord”

Avioni bën ulje emergjente pasi në tualet kishte një shënim “bombë në bord”

Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një letër ku shkruhej “ka një bombë në avion” u gjet në tualet.

Shënimi, i shkruar në një pecetë, u gjet ndërsa fluturimi nga Mumbai, Indi, për në Frankfurt të Gjermanisë, ishte mbi hapësirën ajrore turke.

Zyrtarët turq të transportit thanë se avioni, i operuar nga linja ajrore indiane Vistara, u detyrua të ulej në aeroportin turk Erzurum, shkruan Metro.

Avioni u ndal “për arsye sigurie”, tha aeroporti në X, me 234 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të evakuuar në mënyrë të sigurtë. Guvernatori i qytetit, Mustafa Çiftçi u tha gazetarëve se një stjuardese e gjeti shënimin rreth pesë orë pas fluturimit.

Powered by WordPress