Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avdullah Hoti: LDK-së i duhet lidership i ri dhe reformim i thellë pas humbjes zgjedhore

Avdullah Hoti: LDK-së i duhet lidership i ri dhe reformim i thellë pas humbjes zgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për unitet dhe reflektim brenda LDK-së, duke theksuar se partia ndodhet në një moment të ndjeshëm dhe ka nevojë për përgjegjësi politike pas rezultatit të dobët zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.

Hoti ka rikujtuar se Statuti i LDK-së është i qartë dhe parasheh që, në rast dorëheqjeje të kryetarit, Kuvendi i LDK-së të thirret për njoftim zyrtar dhe zgjedhje të kryetarit të ri. Sipas tij, çdo shmangie nga kjo procedurë përbën devijim nga standardet statutare dhe përgjegjësia politike.

Ai ka theksuar se standardi i dorëheqjes pas humbjes zgjedhore është vendosur në vitin 2021 dhe është promovuar nga vetë lidershipi aktual i partisë. Për këtë arsye, Hoti vlerëson se LDK-së i nevojitet lidership i ri dhe një proces reformimi gjithëpërfshirës për rikthimin e besimit të qytetarëve.

Në fund, Hoti ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga organet drejtuese të LDK-së nëse nuk hapet rruga për reforma të thella dhe transparente brenda partisë.