Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Avdiaj: Procesi zgjedhor ishte demokratik dhe i mbështetur në ligj

Avdiaj: Procesi zgjedhor ishte demokratik dhe i mbështetur në ligj

Vëzhguesi, Tomorr Avdiaj në një intervistë për TV Arbëria e ka konsideruar procesin zgjedhor si demokratik dhe të mbështetur në ligj.

Teksa sa i përket problemeve me softuerët e KQZ’së, Avdiaj tha se të tilla probleme u ndodhin edhe shteteve me siguri më të lartë se Kosova, shkruan TV Arbëria.

“Sa i përket procesit ishte një proces demokratik i mbështetur në ligj. Proces i cili ka pasur elemente po them ka pasur kontestime të vogla, ka pasë lëshime e ajo çfarë sistemin e bënë demokratik është që palët kanë të drejtën e ankimimit, ka të drejtë edhe ligji të veprojë në bazë të kësaj. Po një e drejtë e cila është ndryshe prej vendeve të tjera është që partitë i pranojnë ato vendime. Në përgjithësi kanë qenë zgjedhje demokratike të organizuara mirë. Ato janë që ju ndodhin edhe shumë shteteve me siguri të lartë në sistemin e kontrollit, jo vetëm neve”, tha Avdiaj.