Si pasojë e reshjeve e shumta të shiut gjatë së enjtes pothuajse në gjithë vendin, rrugët kanë qenë të rrëshqitshme dhe të mbuluara nga uji dhe sollën vështirësi në komunikacion për ngasësit e automjeteve.
Përmes një videoje të siguruar nga Arbëria TV në mëngjesin e sotëm shihet se rruga në hyrje të Komunës së Malishevës ishte e mbuluar nga uji dhe thujase e pakalueshme.
Për t’u infromuar më në detjaje për gjendjen e rrugëve në këtë komunë pas reshjeve të shiut, Arbëria TV i ka parashtruar pyetje drejtorit të Urbanizmit të kësaj komune, Avdi Morina i cili tha se disa segmente rrugore janë vërshuar nga uji, mirëpo tani rrugët janë të kalueshme.
“Sigurisht disa segmente rrugore kanë mundur të vërshohen nga ujërat atmosferikë, mirëpo tani që po flasim të gjitha rrugët janë të kalueshme”, tha ai.
Ndërsa derisa u pyet se mos ka pasur probleme apo vështirësi të shkaktuara nga uji në rrugë ai tha se” Ka qenë një pengesë e vogël për shkak të vendosjes së rrwshqitjes së dheut në një parcelë, e cila e ka bllokuar lëvizjen e ujit, mirëpo tani është çdo gjë në rregull”.
/TV Arbëria