Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe teksa ka prezantuar draft raportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende.

Ai paraqiti draft raportin – që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se ‘viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.