Ava Max, sensacioni i fuqishëm i popit, ka pushtuar edhe një herë botën e muzikës me publikimin e saj të fundit, “My Oh My”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka mahitur edhe njëherë me vokalin e saj të veçante dhe të fuqishëm.
Për më tepër, “My Oh My” tregon evolucionin e Avas si artiste, duke i qëndruar besnike rrënjëve të saj pop.
Artistja solli një këngë elektrizuese dhe tejet ritmike, duke bërë me dije që do të jetë një hit veror.
Videoklipi është fantastik, Ava shfaqet shumë atraktive, teksa dhuron për shikuesit një koreografi mbresëlënëse.
Ava Max, e cila ka bërë famë me hitin e saj “Sweet but Psycho”, duket se ka kapur edhe njëherë formulën e suksesit dhe është gati të pushtojë listat muzikore. /Telegrafi/