Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > AUV ndalon improtin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

AUV ndalon improtin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importin e deleve dhe dhive në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Në një njoftim, AUV thekson se deri te vendimi erdhi pas raporteve zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), se në Maqedoni të Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën MKD – Lipkovo.