Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilanit, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me situatën e autostradës dhe projekteve zhvillimore në qytet.
Ai theksoi se “Bedati i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon”, duke shprehur shqetësimin se qeveria po e vonon realizimin e projekteve të rëndësishme për qytetin.
Haziri u shpreh se përpjekjet për të diskutuar rreth Autostradës së Gjilanit janë minimizuar, duke e cilësuar këtë si një problem të qeverisë. “Kjo është problem,” tha ai, duke shtuar se qeveria po i referohet projekteve si “projekt i Lutës”, duke nënkuptuar se ka një mungesë angazhimi nga ana e tyre.
Ai përmendi se qeveria ka prolonguar tri projekte të tjera dhe i filloi ato më 1 tetor, duke kritikuar ngadalësinë në procesin e zhvillimit. “Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju,” theksoi Haziri.
Në përfundim, ai theksoi se “Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë”, duke bërë thirrje për angazhim të fuqishëm në realizimin e projekteve që do të përmirësonin jetën e qytetarëve të Gjilanit.
E plotë:
Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalonQenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.
‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë!