Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Autostrada e parë në Los Anxhelos para 83 vjetësh

Autostrada e parë në Los Anxhelos para 83 vjetësh

Zyrtarët e Departamentit të Transportit të Kalifornisë dhe qytetit Los Anxhelos, më 30 dhjetor 1940, kryesuan ceremoninë për inaugurimin e autostradës së parë të këtij qyteti.

Rreth 1 mijë e 500 vetë morën pjesë në prerjen e shiritit të kësaj autostrade prej 7 kilometrash që ishte zgjatim i një rruge të gjerë të quajtur Arroyo Seco dhe që lidhte qendrën e Los Anxhelosit me qytetin e Pasadenës.

Autostrada e re kishte një gjerësi prej 21 metrash dhe kishte tre korsi në secilin drejtim. Ajo mori emrin Arroyo Seco, siç quhej një përrua i tharë, i cili zgjatej paralel me të.

Përgjatë kësaj autostrade u ndërtua më vonë edhe stadiumi i famshëm “Rose Bowl” i Pasadenës.

Sot Los Anxhelosi është i famshëm për autostradat e tij që kapin rreth një mijë kilometra gjatësi.

/TV Arbëria

Powered by WordPress