Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën duke lënë 5 të vdekur, arrestohet shoferi

Automjeti i ushtrisë serbe e shtyp veturën duke lënë 5 të vdekur, arrestohet shoferi

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Kralevë – Rashkë në Bojaniq të Serbisë të shtunën.

Një automjet i ushtrisë serbe e ka shtypur një veturë pasagjerësh. Përveç të vdekurve, siç raportojnë mediat në Beograd, edhe një person ka mbetur i lënduar rëndë.

Një 54-vjeçar, i cili e drejtonte automjetin ushtarak është arrestuar. Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, ndërsa është paralajmëruar se një kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë konfimroi më herët se automjeti i ushtrisë serbe ishte përfshirë në aksident.